Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Baballoq të Deçanit.
Driton Rugova, nga policia rajonale e Pejës, tha për Express se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Njoftimi i tij i plotë:
Sot rreth orës 18:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lendime trupore, ndërsa njëri nga të lenduarit ka arritur pa shenja jete në Spitalin rajonal në Pejë, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...