Shqipëria ka shënuar një tjetër hap domethënës drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në një konferencë ndërqeveritare të zhvilluar këtë të hënë në orën 18:00 në Bruksel, është hapur zyrtarisht grupkapitulli i dytë i negociatave – “Tregu i Brendshëm”, një nga blloqet më të rëndësishme për përafrimin me legjislacionin europian.
Takimi u drejtua nga Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski, vendi që mban aktualisht Presidencën e radhës të Këshillit të BE-së, dhe pati pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama si dhe Eurokomisioneres për Zgjerim, Marta Kos.
Grupkapitulli i dytë përfshin një sërë fushash kyçe që synojnë përgatitjen e vendit për të funksionuar brenda tregut unik europian. Ai përmbledh këto kapituj:
Në fjalën e tij, Rama e cilësoi këtë zhvillim si “një tjetër gur themeli në rrugën europiane të Shqipërisë”, ndërsa Marta Kos theksoi progresin e bërë nga Tirana në reformat ekonomike dhe institucionale, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimësisë dhe zbatimit të tyre në terren. Me hapjen e grupkapitullit të dytë, Shqipëria ka çelur tre nga gjashtë blloqet e mëdha negociuese:
Mbeten për t’u hapur edhe grupkapitujt për:
Objektivi i shpallur nga qeveria shqiptare mbetet anëtarësimi i plotë në BE deri në vitin 2030.