Kuqi u kthye në Maqedoni, Prokuroria kërkon që t’i shqiptohen masa kujdesi - Gazeta Express
string(72) "kuqi-u-kthye-ne-maqedoni-prokuroria-kerkon-qe-ti-shqiptohen-masa-kujdesi"

Maqedoni

Gazeta Express

14/04/2025 16:28

Kuqi u kthye në Maqedoni, Prokuroria kërkon që t’i shqiptohen masa kujdesi

Maqedoni

Gazeta Express

14/04/2025 16:28

Nga Prokuroria njoftojnë se sot është shqiptuar masa e kujdesit ndaj të dyshuarit të 19-të për ngjarjen në Koçan, që me shumë gjasa është ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Norvegji dhe Islandë, Driton Kuqi, që njëherë është edhe ish-ministër i Ekonomisë.

“Prokuroria Themelore Publike e Koçanit sot ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Koçan propozim për caktimin e masës së kujdesit për të dyshuarin e fundit, të 19-të, pas zgjerimit të hetimit për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.Gjithsej për rastin në Koçan dyshohen 47 persona fizikë dhe tre persona juridikë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement