Ardit Tahiri, “Ylli i Javës” në Superligë - Gazeta Express
string(38) "ardit-tahiri-ylli-i-javes-ne-superlige"

Futboll

Gazeta Express

14/04/2025 11:56

Ardit Tahiri, “Ylli i Javës” në Superligë

Futboll

Gazeta Express

14/04/2025 11:56

Ardit Tahiri është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës së 28-të në Superligën e futbollit.

Ai ishte hero në fitoren e Llapit ndaj Gjilanit me rezultat 3:2 në udhëtim duke i shënuar dy gola për ekipin e Tahir Batatinës.

Pasi mori këtë çmim, Tahiri u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë dje. Jemi përgatitur maksimalisht që të dalim me pikë të plota dhe ja arritëm. Ishte një ndeshje e luftuar nga lojtarët deri në fund, treguam që kemi shumë karakter brenda ekipit dhe u shpërblyem me tri pikë. Forma ime nuk do të vinte në pah nëse ekipi nuk do të funksiononte mirë – kjo është falë bashkëlojtarëve. Qëllimi ynë është që të fitojmë të gjitha ndeshjet e fundit dhe të dalim në garat evropiane, qoftë përmes Kupës apo përmes Ligës, pasi që të dyja gjasat i kemi. Por qëllimi kryesor mbetet Kupa e Kosovës. Të shpallesh më i miri i xhiros është ndjenjë shumë e mirë, pasi që kjo ka shije edhe më të mirë kur fiton. Falënderoj bashkëlojtarët dhe familjen time për përkrahjen”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement