Baner kundër “Euro 2027” me Serbinë, policia ndërhyn në ndeshjen Shqipëri – Danimarkë që u luajt në Rahovec - Gazeta Express
string(102) "baner-kunder-euro-2027-me-serbine-policia-nderhyn-ne-ndeshjen-shqiperi-danimarke-qe-u-luajt-ne-rahovec"

Futboll

Gazeta Express

13/04/2025 9:55

Baner kundër “Euro 2027” me Serbinë, policia ndërhyn në ndeshjen Shqipëri – Danimarkë që u luajt në Rahovec

Futboll

Gazeta Express

13/04/2025 9:55

Në ndeshjen e futsallit Shqipëri – Danimarkë që u zhvillua në palestrën sportive “Mizahir Isma” në Rahovec ka ndërhyrë policia, pasi tifozët vendosën banerin ku shkruante “FSHF- JO EURO 2027 ME SHKIJE’’.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se në përfundim të ndeshjes kualifikuese një grup tifozësh (tetë) të dyshuar meshkuj kosovarë kanë shfaqur banerin që më pas është larguar nga sigurimi ndeshjes.

“Rahovec  12.04.2025 – 19:30. Është raportuar se kah fundi i  ndeshjes kualifikuese në futsall Shqipëri- Danimarkë, një grup tifozësh (tetë) të dyshuar meshkuj kosovarë  kanë shfaqur një baner me mbishkrim ,, FSHF- JO EURO 2027 ME SHKIJE’’ i njëjti është larguar  nga sigurimi ndeshjes. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, rasti nën hetime”.

Takimi mes Shqipërisë  dhe Danimarkës kishte përfunduar me rezultat 3-5.

Advertisement
Advertisement
Advertisement