Është bërë përurimi i pikë-kalimit të përbashkët kufitar “One Stop Shop” “Hani i Elezit – Bllacë”.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryeministrat e dy vendeve, ai i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe i Kosovës Albin Kurti, shoqëruar dhe nga ministra të tjerë të të dy qeverive, informon Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se kjo pikë kufitare e cila deri vonë është parë si pengesë, tashmë do të jetë lehtësim dhe bashkëpunim më i fuqishëm mes dy vendeve.
“Një vendim i duhur për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve tanë ndërmjet dy vendeve, një lehtësim për ekonominë e dy vendeve. Tashmë kemi një pikë ndalese, një pikë kontrolli, si dëshmi që kufiri nuk duhet të jetë mur por duhet të jetë urë bashkëpunimi mes vendeve. Një urë prej të e cila presim të kalojnë me miliona njerëz brenda vitit, ky kufi që deri vonë është parë si pengesë, tash e tutje do të shihet si lehtësim pa asnjë pengesë”, tha Mickoski.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...