KQZ ultimatum partive politike: 24 orë për të hequr posterat, ndryshe ndërhyn policia bashkiake - Gazeta Express
string(93) "kqz-ultimatum-partive-politike-24-ore-per-te-hequr-posterat-ndryshe-nderhyn-policia-bashkiake"

Shqiperi

Gazeta Express

11/04/2025 21:34

KQZ ultimatum partive politike: 24 orë për të hequr posterat, ndryshe ndërhyn policia bashkiake

Shqiperi

Gazeta Express

11/04/2025 21:34

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur t’i japë fund kaosit vizual të posterave zgjedhorë në qytetet kryesore të vendit, duke i dhënë një afat 24-orësh partive politike për të hequr materialet propagandistike të vendosura në mënyrë të parregullt. Në të kundërt, KQZ paralajmëron se do të angazhojë strukturat e policisë bashkiake për t’i larguar me forcë.

Vendimi u shpall gjatë një seance publike të zhvilluar sot, ku u shqyrtuan një sërë ankesash dhe denoncimesh të depozituara nga parti politike dhe organizata të ndryshme.

Në listën e subjekteve të vërejtura për shkelje të rregullave të afishimit përfshihen:

-Partia Socialiste e Shqipërisë (në Durrës, Tiranë, Dibër, Gjirokastër, Elbasan);

-Partia Socialdemokrate (në Dibër dhe Tiranë);

Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (në Korçë, Tiranë, Delvinë, Dibër);

Koalicioni Euroatlantik (në Elbasan);

-Partia Djathtas 1912 (në Delvinë).

KQZ ka urdhëruar që këto subjekte të pastrojnë mjedisin nga materialet e vendosura jashtë kritereve ligjore, duke përfshirë posterat në shtylla, pemë apo sipërfaqe publike të palejuara.

Advertisement
Advertisement
Advertisement