Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot rolin transformues të grave dhe vajzave socialiste në Kamëz, duke e cilësuar këtë zonë si një “pasqyrë e një realiteti të ri”, larg imazhit të dikurshëm të izolimit dhe patriarkalizmit.
Gjatë takimit “Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030”, Rama theksoi se Partia Socialiste në Kamëz është shndërruar në një vatër të madhe kulture dhe organizimi falë angazhimit të grave dhe vajzave.
“PS e Kamzës është kthyer në një vatër të madhe kulture dhe organizative, ku për ata që nuk e dinë dhe e shohin nga larg duket sikur është zona ku udhëheq Rakip ‘pasha’, por ku në fakt tonin e japin gratë dhe vajzat,” u shpreh ai.
Rama shtoi se transformimi i Kamzës nuk është më një mrekulli e pamundur, por një realitet i prekshëm dhe frymëzues për gjithë vendin. Ai theksoi se gratë dhe vajzat kanë përmbysur një realitet të zymtë që kishte mbërthyer zonën për dekada.
“Nëse deri dje mund të dukej një mrekulli e parealizueshme në praktikë, është bërë reale pikërisht në Kamëz, në Kamzën e burgosur me dekada, brenda mureve të një patriarkalizmi asfiksues,” u shpreh kreu i PS-së.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...