Policia e Prokuroria nisin hetimet për zbardhjen e rastit të vdekjes së 26 vjeçares në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt - Gazeta Express
string(126) "policia-e-prokuroria-nisin-hetimet-per-zbardhjen-e-rastit-te-vdekjes-se-26-vjecares-ne-prishtine-dyshohet-se-ra-nga-nje-objekt"

Lajme

Gazeta Express

11/04/2025 17:21

Policia e Prokuroria nisin hetimet për zbardhjen e rastit të vdekjes së 26 vjeçares në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt

Lajme

Gazeta Express

11/04/2025 17:21

Policia dhe Prokuroria kanë nisur tashmë hetimet për rastin e vdekjes së një gruaje në lagjen Lakrishtë të  Prishtinës.

Këtë e kanë konfirmuar për Express nga Policia e Kosovës, duke treguar se rreth orës 16:00 kanë marrë informacione se një person ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë të kryeqytetit.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që po bëhen të gjitha veprimet që do të ndihmonin në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 16:00,kemi pranuar informatën  se një person (femër) ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë dhe e njëjta ka vdekur.Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, kanë thënë nga Policia e Kosovës./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement