Një 19-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar. Arrestimi u bë në kuadër të operacionit “Skema”, që ka zbuluar një mashtrim të madh nga 7 persona, të cilët deklaronin të dhëna financiare fiktive për të shmangur detyrimet tatimore.
Ky aktivitet kriminal dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik rreth 3 milionë euro. Policia ka njoftuar se po vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Durrësit për hetime të mëtejshme.