Zbardhen detaje nga vrasja e shqiptares në Itali, gjetën gjurmë ADN-je të një burri - Gazeta Express
string(82) "zbardhen-detaje-nga-vrasja-e-shqiptares-ne-itali-gjeten-gjurme-adn-je-te-nje-burri"

Lajme

Gazeta Express

11/04/2025 12:43

Zbardhen detaje nga vrasja e shqiptares në Itali, gjetën gjurmë ADN-je të një burri

Lajme

Gazeta Express

11/04/2025 12:43

Hetimet për vrasjen e studentes shqiptare Ilaria Sula nga ish-i dashuri i saj kanë marrë një “kthesë” të papritur. Sipas raportimeve nga mediat italiane, janë gjetur gjurmë ADN-je të një burri në valixhen ku u gjet trupi i 23-vjeçares, e cila u hodh në një zonë pyjore jashtë Romësi.

Vëmendja e hetuesve tani është përqendruar te babai i Mark Antony Samson, ish-të dashurit të viktimës, i cili nuk është aktualisht nën hetim. Sipas dëshmisë së nënës së autorit, bashkëshorti i saj nuk ndodhej në shtëpi kur Mark vrau Ilarian dhe më pas ajo e ndihmoi për të fshirë gjurmët e gjakut.

Megjithatë, tani pritet që babai i të dyshuarit të merret sërish në pyetje dhe t’i kryhen analizat për të verifikuar nëse ADN-ja e tij përputhet me atë që u gjet në valixhe.

Advertisement
Advertisement
Advertisement