Zgjedhjet në Shqipëri, sot çelet fushata zyrtarisht: PS kërkon mandatin e katërt, PD rikthimin në pushtet pas 12 vitesh - Gazeta Express
string(116) "zgjedhjet-ne-shqiperi-fushata-celet-sot-zyrtarisht-ps-kerkon-mandatin-e-katert-pd-rikthimin-ne-pushtet-pas-12-vitesh"

Shqiperi

Gazeta Express

11/04/2025 9:04

Zgjedhjet në Shqipëri, sot çelet fushata zyrtarisht: PS kërkon mandatin e katërt, PD rikthimin në pushtet pas 12 vitesh

Shqiperi

Gazeta Express

11/04/2025 9:04

Shqipëria ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Partitë kryesore, PS dhe PD, janë duke aktivizuar motorët për një betejë të fortë, ku PS kërkon mandatin e katërt nën drejtimin e Edi Ramës, ndërsa PD synon rikthimin në pushtet pas 12 vitesh.

PD, me sloganin “Për Shqipërinë Madhështore”, e nis sot zyrtarisht fushatën në sheshin “Nënë Tereza”, ku Berisha ka paralajmëruar surpriza. Ndërkohë, PS do të çelë fushatën më 12 prill në sheshin “Skënderbej”, me fokus tek integrimi i Shqipërisë në BE, duke u mbështetur në projektin “Shqipëria 2030”.

Partitë e tjera, përfshirë Lulzim Bashën, Agron Shehajn dhe Lëvizjen Bashkë, do të zhvillojnë aktivitete të ndryshme, në takime me qytetarët në qarqet e vendit.

Një muaj pas këtyre aktiviteteve, shqiptarët do të vendosin për 140 mandatet e Kuvendit, ku për herë të parë do të përdoret një sistem elektoral që kombinon lista të hapura dhe të mbyllura.

Advertisement
Advertisement
Advertisement