Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi pret Koordinatoren e OSBE - Gazeta Express
string(56) "zgjedhjet-e-11-majit-celibashi-pret-koordinatoren-e-osbe"

Shqiperi

Gazeta Express

10/04/2025 22:03

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi pret Koordinatoren e OSBE

Shqiperi

Gazeta Express

10/04/2025 22:03

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirian Celibashi, mikpriti sot në selinë e KQZ-së Farah Karimi, Koordinatore e Posaçme e OSBE-së për Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Shqipëri. Gjatë këtij takimi, ata diskutuan përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Celibashi ofroi një pasqyrë të plotë të përgatitjeve zgjedhore nga ana e KQZ-së, duke theksuar angazhimin e plotë të institucioneve për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe transparente. Në fokus të diskutimeve ishte gjithashtu rëndësia e procesit të votimit nga jashtë dhe bashkëpunimi i ngushtë midis KQZ-së, partive politike, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë për të siguruar një proces zgjedhor të paanshëm dhe demokratik.

Kreu i KQZ-së falënderoi OSBE-në për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm për vëzhgimin e procesit zgjedhor në Shqipëri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement