Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se për shkak të angazhimeve akademike ka munguar në mbledhjen e parë të Grupit Parlamentar të partisë së tij.
“Siç kam njoftuar edhe në organet e partisë, për shkak të angazhimeve akademike nuk kam qenë i pranishëm në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.
Më herët, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njoftoi për mbledhjen e Grupit të ri Parlamentar të LDK-së që do të jetë në Kuvendin e ri të Kosovës.
“Nga takimi i parë i Grupit të ri Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mes deputetëve të rinj e atyre me plot përvojë, mes zërit të 171 mijë votuesve tanë, në rrugëtimin e palëkundur për Lidhjen tonë, për Republikën tonë, për qytetarët tanë! Një zë, një shtëpi, një qëllim!”, shkroi Abdixhiku.
Seanca konstituive e Kuvendit është caktuar të mbahet më 15 prill./Express/
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...