Në korridorin e burgut, mes mureve të ftohta dhe hapave që jehonin bosh, një vizatim i bërë nga duart e të burgosurve rrëfen një histori pa fjalë.
Akrepat e një ore të vizatuar me kujdes kthehen pas, një simbol i një dëshire të pashpresë për të ndryshuar të kaluarën.
Në njërën nga dhomat e burgut të tipit të hapur në Lipjan, dy të rinj 18-vjeçarë e nisin ditën në të njëjtën mënyrë, duke rregulluar vendin e tyre të fjetjes. Ata janë shokë burgu tash e disa muaj. Nuk ndajnë vetëm një dhomë, por edhe peshën e së shkuarës.
18 vjeçari nga Prishtina është dënuar me një vit e gjashtë muaj masë edukative për tentim vrasje. Ai e pranon fajin.
Një konflikt u kthye në një moment agresioni të pakontrolluar, kur si 15 vjeçar ai goditi një 32-vjeçar me thikë, katër herë radhazi.
Pas aktit, qëndroi për një vit e dy muaj në arrati. Ai thotë se nuk ishte i fshehur larg, por në shtëpi. Sipas tij askush nuk dyshonte, as prindërit e as familja nuk kishte vërejtur asgjë.
Gjatë kësaj periudhe bënte një jetë tërësisht normale.
Nata e parë në burg për të ishte më e vështira. Muret e ftohta, qetësia e rëndë dhe mendimet që nuk ndaleshin e bënin gjumin thuajse të pamundur. Ditët që pasuan ishin të gjata, të mbushura me pendim dhe pritje.
Se si ndodhi rasti, dhe çfarë thotë 18-vjeçari, e mësoni duke klikuar në materialin e përgatitur nga gazetarja Syzana Hajradini. /GazetaExpress/