Agim Bahtiri në iluzione për formimin e qeverisë: E dimë që i kemi numrat - deklaratat e zyrtarëve të VV'së, "mendime të tyre" - Gazeta Express
string(119) "agim-bahtiri-ne-iluzione-per-formimin-e-qeverise-e-dime-qe-i-kemi-numrat-deklaratat-e-zyrtareve-te-vvse-mendime-te-tyre"

Lajme

Gazeta Express

10/04/2025 12:30

Agim Bahtiri në iluzione për formimin e qeverisë: E dimë që i kemi numrat – deklaratat e zyrtarëve të VV’së, “mendime të tyre”

Lajme

Gazeta Express

10/04/2025 12:30

Deputeti i zgjedhur i VV’së, Agim Bahtiri, sot shkoi për t’u regjistruar si deputet i legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Kur u pyet nga gazetarët se si do t’i bëjnë numrat për formimin e qeverisë së re, ai tha se Vetëvendosje do ta bëj Qeverinë me deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Numrat janë të deputetëve, 61 e më shumë dhe mendoj se do të bëhet me deputetë të Republikës së Kosovës…me deputet të Republikës së Kosovës”, ka thënë Bahtiri.

I pyetur për deklaratat e zyrtarëve të  VV’së se kjo parti nuk mund ta bëjë qeverinë pa bashkëpunuar  me dikë nga partitë opozitare, Bahtiri thotë “është mendim i tyre”.

“Ai është mendim i tyre, ne e dimë që i kemi numrat dhe do t’i bëjmë me deputetë të Republikës së Kosovës”, shtoi ai. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement