Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në Pejë një burrë është arrestuar pasi në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht një vajzë të mitur.
“DHUNË NË FAMILJE- Pejë / 09.04.2025 – 15:24. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se në gjendje të dehur e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare të mitur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
Ndërsa në Deçan një burrë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave.
“Deçan / 09.04.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar kishte ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave kosovarë, sipas ankuesve i dyshuari vuan nga probleme psikike. I dyshuari me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.”
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...