Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se e ka kanosur verbalisht një grua.
Gjatë arrestimit ai goditi një zyrtar policor.
Polici ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“KANOSJE /SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Rr. Bajram e Gursel Sylejmani, Ferizaj / 09.04.2025 – 21:10. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte kanosur verbalisht viktimën femër kosovare. I dyshuari gjatë arrestimit ka rezistuar duke e goditur një zyrtar policor. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”