Kërkesa e PE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës, Kearns: Ekuilibri duhet të kthehet, thirrjet të merren parasysh - Gazeta Express
string(82) "kerkesa-e-pe-se-per-heqjen-e-masave-ndaj-kosoves-reagon-deputetja-britanike-kearns"

Lajme

Gazeta Express

10/04/2025 7:20

Kërkesa e PE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës, Kearns: Ekuilibri duhet të kthehet, thirrjet të merren parasysh

Lajme

Gazeta Express

10/04/2025 7:20

Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian dje ka miratuar draft-raportin për përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së gjatë viteve 2023 dhe 2024.

Në raport eurodeputetët kanë bërë thirrje për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së kundër Kosovës.

Aty theksohet se masat nuk janë të justifikueshme pasi Kosova i ka përmbushur kërkesat e BE-së.

“Ne kemi nevojë për një kapitull të ri në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit. Është jashtëzakonisht pozitive që në peizazhin politik të Kosovës, të gjitha partitë kryesore janë fuqimisht në favor të integrimit në BE. E ardhmja e Kosovës është në familjen evropiane të bazuar në agjendën e reformës dhe ne do të punojmë së bashku,” tha autori i raportit është eurodeputeti Riho Terras.

Deputetja britanike Alicia Kearns e ka cilësuar si një zhvillim të vonuar, por të domosdoshëm.

“Lajm i vonuar prej kohësh dhe jashtëzakonisht i mirëpritur – ekuilibri duhet të kthehet në botë, dhe veçanërisht në qasjen e BE-së ndaj Ballkanit. Shpresoj që këto thirrje të merren parasysh,” ka deklaruar Kearns.

Masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës ishin vendosur si reagim ndaj krizës në veri të vendit, sidomos pas tensioneve të rënda në komunat me shumicë serbe në vitin 2023.

Advertisement
Advertisement
Advertisement