“Mund të jemi ne ata që i ftojmë partitë e tjera opozitare, nuk ka rend këtu – problematike qeveria me 61 numra”, Hykmete Bajrami në Pressing - Gazeta Express
string(135) "mund-te-jemi-ne-ata-qe-i-ftojme-partite-e-tjera-opozitare-nuk-ka-rend-ketu-problematike-qeveria-me-61-numra-hykmete-bajrami-ne-pressing"

Lajme

Gazeta Express

09/04/2025 21:28

“Mund të jemi ne ata që i ftojmë partitë e tjera opozitare, nuk ka rend këtu – problematike qeveria me 61 numra”, Hykmete Bajrami në Pressing

Lajme

Gazeta Express

09/04/2025 21:28

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se në rast se partia e parë dështon për formimin e qeverisë, atëherë kushdo nga opozita që i ka numrat mund të kërkojë mandatimin e qeverisë.

Bajrami tha se “nuk ka rend”, për formimin e qeverisë pasi të dështojë partia që ka dalë e para në zgjedhje.

“Nuk ka rend këtu, në momentin që i pari dështon për të formuar qeverinë dmth kalohet me njëfarë mënyre kompetenca te partitë opozitare dhe cilado prej tyre që e ka shumicën mund të shkojë te presidentja t’ia dëshmojë atë dhe të kërkojë të mandatohet për formimin e qeverisë”, tha Bajrami në Pressing, transmeton Express.

“Është problematike të ketë qeveri të partive opozitare me numra strikt 61. Njëherë -përnjëherë numrat çfarë janë, është problematike të arrihet numri 61…”, tha Bajrami.

Advertisement
Advertisement
Advertisement