Nata e sontme solli ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Momentalisht po luhet në Mynih e Londër, dy ndeshje mjaftë të zjarrta në letër, por jo edhe në praktikë.
Vetëm një gol është shënuar gjatë dy ndeshjeve, pas pjesëve të para.
Interi po avancon ndaj Bayern Munchenit në Gjermani, me golin e shënuar nga Lautaro Martinez në minutën e 38-të të ndeshjes.
Ndërkohë, në Londër, 45-minutëshi i parë mes Arsenalit dhe Real Madridit është mbyllur pa gola.
Kylian Mbappe kishte rastin më të mirë te Reali, derisa Arsenali pati një mundësi të mirë me Thomas Partey.
Bukayo Saka ishte lojtari më i rrezikshëm i Arsenalit në pjesën e parë, duke djersitur tej mase mbrojtësit e Real Madridit./GazetaExpress/