Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka mohuar raportimet për një takim ndërmjet liderit të VV-së, Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt të NISMA’s.
Konjufca pas takimit që pati me partitë politike ku u bisedua për përgatitjet e seancës konstituive të Kuvendit, tha se ky është spekulim.
“Ne deri tash nuk kemi pasur kurrfarë takimi sa i përket subjekteve të tjera politike, akti i parë është zyrtar, që ju e keni mësuar është letra e kryeministrit për LDK-në. Gjithçka jashtë kësaj ju lus ta merrni me rezervë. Të tjerat janë spekulime. Vetëm akti i parë me të cilën po fillon përpjekja për konstituimin e institucioneve të reja sa i përket koalicionit të ardhshëm. Jashtë kësaj dhe jashtë letrës së kryeministrit, janë spekulime.”, tha Konjufca.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...