Haxhiu: Dihet që vetëm LVV mund ta bëjë qeverinë e jo opozita, o e bëjmë o zgjedhje të reja - Gazeta Express
string(89) "haxhiu-dihet-qe-vetem-lvv-mund-ta-beje-qeverine-e-jo-opozita-o-e-bejme-o-zgjedhje-te-reja"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2025 13:52

Haxhiu: Dihet që vetëm LVV mund ta bëjë qeverinë e jo opozita, o e bëjmë o zgjedhje të reja

Lajme

Gazeta Express

08/04/2025 13:52

Ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe zyrtarja e lartë e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka folur sot në konferencë për media edhe për dy skenarët e krijimit të Qeverisë së re që janë përmendur nga Glauk Konjufca, shkruan Gazeta Express.

Haxhiu ka thënë se LVV po pret që të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe sipas saj, kur flitet për skenarë, dihet që vetëm LVV mund ta bëjë Qeverinë dhe partitë opozitare jo. Haxhiu ka shtuar se kjo nënkupton që ose LVV e bën Qeverinë, ose shkohet në zgjedhje të reja.

 “Po presim që të konstituohet Kuvendi,. Ju e dini që Qeverinë mund ta bëjë VV dhe në anën tjetër s’mundet opozita. Duke qenë kështu, o e bëjmë Qeverinë, o shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Haxhiu./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement