LDK mblidhet sot në orën 16:00, Quni: Do ta shqyrtojmë letrën e Kurtit pastaj do të dalim me qëndrim - Gazeta Express
string(97) "ldk-mblidhet-sot-ne-oren-1600-quni-do-ta-shqyrtojme-letren-e-kurtit-pastaj-do-te-dalim-me-qendrim"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2025 11:19

LDK mblidhet sot në orën 16:00, Quni: Do ta shqyrtojmë letrën e Kurtit pastaj do të dalim me qëndrim

Lajme

Gazeta Express

08/04/2025 11:19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thirrur një mbledhje të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila do të mbahet sot pasdite duke filluar nga ora 16:00.

Lajmin për këtë e kanë konfirmuar nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni dhe Gazmend Muhaxheri.

Quni për Rtv 21 ka deklaruar se pas takimit do të dalin me qëndrim publik rreth letrës së liderit të VV-së, Albin Kurti.

“Sot do të mblidhemi dhe do ta shqyrtojmë ftesën(letrën) e Kurtit e më pas do të dalim me qëndrim publik. Mbledhja do të mbahet në orën 16:00”, ka thënë Anton Quni./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement