Nënshkruhet marrëveshja për financimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë - Gazeta Express
string(69) "nenshkruhet-marreveshja-per-financimin-e-hekurudhes-durres-rrogozhine"

Shqiperi

Gazeta Express

08/04/2025 11:07

Nënshkruhet marrëveshja për financimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë

Shqiperi

Gazeta Express

08/04/2025 11:07

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe drejtori i Bankës Europiane për Investime, Lionel Rapaille, nënshkruan sot marrëveshjen për financimin e projektit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, që do të lidhë Shqipërinë me rrjetin europian të transportit.

Marrëveshja, e nënshkruar në kuadër të vizitës së Kaja Kallas, Përfaqësueses së Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, parashikon një grant prej 62 milionë eurosh nga Komisioni Europian për ndërtimin e hekurudhës strategjike. Ky projekt do të forcojë lidhjet rajonale dhe modernizimin e infrastrukturës shqiptare.Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, një nyje kyçe për trafikun hekurudhor, është pjesë e një infrastrukture më të gjerë që do të lidhë Shqipërinë me vendet e tjera të Ballkanit dhe Europës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement