Edi Rama: Shqipëria, 100% e linjëzuar me politikën e jashtme të BE-së - Gazeta Express
string(66) "edi-rama-shqiperia-100-e-linjezuar-me-politiken-e-jashtme-te-be-se"

Shqiperi

Gazeta Express

08/04/2025 11:01

Edi Rama: Shqipëria, 100% e linjëzuar me politikën e jashtme të BE-së

Shqiperi

Gazeta Express

08/04/2025 11:01

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është 100% e linjëzuar me politikën e jashtme të Bashkimit Europian, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Kryeministri vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian si të shkëlqyera, duke theksuar se nuk ka asnjë çështje të hapur mes palëve.

Kemi pasur një takim si gjithmonë shumë pozitiv. Ashtu siç tha edhe Presidentja [Kallas], mes nesh dhe BE-së nuk ka asnjë problem apo çështje të hapur. Përkundrazi, kemi një linjëzim të plotë në të gjitha aspektet, që shprehet më së miri në politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë, e cila është 100% e linjëzuar me politikën e jashtme të BE-së”, u shpreh Rama.

Në fokus të takimit ishte edhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, për të cilin Rama theksoi se ekziston një kalendari ambicioz i dakordësuar me Komisionin Europian për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027.

Gjithashtu, gjatë bisedës u diskutuan edhe zhvillimet në rajon, ku Kryeministri nënvizoi nevojën për stabilitet dhe unitet në Ballkanin Perëndimor.

Fatmirësisht, të gjitha vendet kanë një synim të shpallur strategjik: anëtarësimin në BE. Ky destinacion është një pikë referimi shumë e dobishme për të kuptuar politikën e përditshme dhe për të koordinuar hapat që na afrojnë me Europën. Që jo vetëm secili prej nesh të bëhet pjesë e BE-së, por i gjithë rajoni të bëhet pjesë organike e familjes së bashkuar europiane”, shtoi Rama.

Advertisement
Advertisement
Advertisement