Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë, në kuadër të një turi rajonal që përfshin edhe Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën.
Kallas u prit në një takim zyrtar në ambientet e Kryeministrisë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë vizitë, ajo shoqërohej nga ambasadori i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Në takim morën pjesë përfaqësues të lartë të qeverisë shqiptare, përfshirë zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, si dhe ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren e Shqipërisë me BE-në, Majlinda Dhuka.