Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen për Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, gjatë një takimi të mbajtur këtë të premte, duke e cilësuar si një nga miqtë më të veçantë të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian.
Duke falënderuar Röpke për mbështetjen e dhënë ndër vite, Rama nuk i kurseu batutat: “Nuk e di cila do të jetë puna juaj e ardhshme, por të jeni të sigurt se Shqipëria do t’ju japë një punë, nëse Brukseli do të hakmerret e t’ju lërë pas dore. Mund t’ju ofroj një punë, përveç postit tim.”
Rama shtoi se Röpke “ka qenë një sindikalist i vërtetë që ka thyer tavanet e xhamit për Shqipërinë” dhe theksoi se puna e tij do të mbetet një themel i rëndësishëm për të ardhmen.
Në fjalën e tij, kryeministri vuri në dukje rëndësinë e pranisë së Bashkimit Europian për Shqipërinë, duke e krahasuar me vendet që kanë pësuar ndërhyrje të dështuara si Afganistani apo Iraku: “Pa BE, bazuar në historinë tonë, nuk do të ishim këtu ku jemi sot.”
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...