Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 20:55 ka pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë.
Zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për Gazetën Express se nga këto të shtëna nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 20:55 policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Adem Voca’ në Mitrovicë janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit, nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar! Njësitet përkatëse policore kanë nisur hetimet,” tha ai.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...