Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot në ceremoninë e nderimit të katër martirëve të vrarë më 2 prill 1991 në Shkodër: Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka. Gjatë fjalimit të tij, ai theksoi se sakrifica e këtyre martirëve pati një jehonë të madhe ndërkombëtare dhe u bë frymëzim për ata që besojnë në liri dhe votë të lirë.
Berisha deklaroi se regjimi i asokohe i Ramiz Alisë u përpoq të shtypte me dhunë kërkesat e qytetarëve për liri. Ai nënvizoi se sakrifica e martirëve dhe e dhjetëra qytetarëve të plagosur pati një ndikim të jashtëzakonshëm në opinionin demokratik europian dhe botëror, duke sjellë dënimin e ashpër nga Parlamenti Europian, Këshilli i Europës dhe Kongresi i SHBA.
“Me të vërtetë, martirët e votës së lirë u ndanë nga jeta atë ditë, por mbeten të pavdekshëm në shpirtin e lirisë dhe të votës së lirë. Ata janë burim drite dhe frymëzimi për çdo qytetar që beson në lirinë dhe demokracinë”, u shpreh Berisha.
Gjatë fjalimit të tij, kreu i PD nënvizoi rëndësinë e datës 11 maj, duke e cilësuar si një ditë historike që do të ndajë epokat e diktaturës dhe varfërimit nga ajo e lirisë dhe zhvillimit.
Berisha prezantoi gjithashtu një projekt të ri për Shqipërinë, duke u fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe në ndërtimin e një shteti që garanton mirëqenie dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët.
Ai e përfundoi fjalimin duke nderuar martirët e 2 Prillit dhe duke theksuar pavdekësinë e lirisë dhe dinjitetit njerëzor. “Ne do të vazhdojmë rrugën tonë për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe të begatë”, përfundoi Berisha.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...