IdentiTek, kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike, ka lançuar një shërbim të ri që i mundëson qytetarëve shqiptarë të pajisen me letërnjoftim elektronik brenda vetëm 3 ditësh, duke ulur ndjeshëm kohën e aplikimit nga 14 ditë. Ky shërbim mund të merret për një pagesë prej 3 mijë lekësh.
Ky shërbim është veçanërisht i dobishëm për qytetarët që kanë nevojë urgjente për dokumentin e identifikimit, si emigrantët që qëndrojnë për pak kohë në Shqipëri, apo ata që kanë nevojë për kartën e identitetit për arsye personale, profesionale apo administrative.
Aplikimi mund të kryhet në çdo zyrë IdentiTek në të gjithë Shqipërinë, dhe procedura është e thjeshtë:
Blerja e kuponit për procedurën e përshpejtuar.
Shtimi i dokumentit të vjetër ose vetëdeklarimin për humbjen/vjedhjen nga e-Albania.
Bërja e aplikimit në një nga zyrat e IdentiTek.
Tërheqja e kartës së re në të njëjtën zyrë.
Ky shërbim është i aksesueshëm për të gjithë qytetarët, përfshirë ata që pajisen për herë të parë me letërnjoftim elektronik, ata që rinovojnë dokumentin e skaduar, si dhe ata që kërkojnë zëvendësim për shkak të humbjes, dëmtimit, apo skadimit të tij.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...