Alban Zogaj jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Prishtinës pasi u zgjodh deputet - Gazeta Express
string(88) "alban-zogaj-jep0-doreheqje-nga-pozita-e-nenkryetarit-te-prishtines-pasi-u-zgjodh-deputet"

Lajme

Gazeta Express

27/03/2025 14:55

Alban Zogaj jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Prishtinës pasi u zgjodh deputet

Lajme

Gazeta Express

27/03/2025 14:55

Alban Zogaj ka bërë të ditur se sot ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga pozita e nënkryetarit të Prishtinës, shkruan Gazeta Express.

Në postimin e tij në Facebook, ai ka treguar se arsyeja se pse ka dhënë dorëheqje është zgjedhja e tij si deputet i Kuvendit.

‘‘Prishtina do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Kjo nuk është një lamtumirë – është vetëm një kthesë e re në rrugën e shërbimit publik’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Po ashtu, ai ka falënderime edhe për kryetarin e kryeqytetit Përparim Rama, si dhe për kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku.

Postimi:

Sot kam dorëzuar dorëheqjen time nga pozita e Nënkryetarit të Komunës së Prishtinës – një detyrë që e kam mbajtur me nder, përkushtim dhe dashuri të thellë për qytetin tim.

I jam pafundësisht mirënjohës ekipit me të cilin ndamë çdo sfidë dhe çdo sukses gjatë këtyre tri viteve. Bashkë kemi punuar me zemër, për Prishtinën që e duam të gjithë. Faleminderit Kryetarit Përparim Rama për besimin dhe bashkëpunimin. Nje falenderim i vecantë për Kryetarin Lumir Abdixhiku dhe gjithë ekipin e LDK-së. Faleminderit qytetarëve të Prishtinës që më kanë mbështetur në çdo hap.

Dorëheqja ime vjen si rezultat i zgjedhjes sime si Deputet në Kuvendin e Kosovës – një përgjegjësi e madhe që e pranoj me përulësi e përkushtim të plotë. Besimi i qytetarëve është shtysa ime më e madhe për të vazhduar punën në një nivel tjetër, tash për të gjithë Kosovën.

Prishtina do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Kjo nuk është një lamtumirë – është vetëm një kthesë e re në rrugën e shërbimit publik. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement