Gazetari kosovar i shkruan Kurtit në Viber, ky i fundit ia la 'seen' - Gazeta Express
string(65) "gazetari-kosovar-i-shkruan-kurtit-ne-viber-ky-i-fundit-ia-la-seen"

Lajme

Gazeta Express

27/03/2025 8:09

Gazetari kosovar i shkruan Kurtit në Viber, ky i fundit ia la ‘seen’

Lajme

Gazeta Express

27/03/2025 8:09

Gazetari Lirim Mehmetaj ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas skandalit të fundit ku ky i fundit u mashtrua nga dy komedianë rusë, duke besuar se po fliste me Presidentin e Letonisë për rreth dhjetë minuta.

Në një postim në Facebook, Mehmetaj ka ndarë një ‘screenshot’ të bisedës me Kurtin ne viber ku i ka kërkuar numrin e presidentit letonez për një intervistë.

Nga biseda shihet se Kurti e ka parë shkrimin e Mehemtajt por nuk i ka kthyer përgjigje.

Postimi i Mehmetajt:

Kryeminister kthema…

I shkrova kryeministrit se po me vyen numri i presidentit te Letonis, po s’po ma kthen.

Ma mori mendja qe s’eshte n’gjum se e pret syfyrin.

Po ma la seen.

Kthema more.

P.S

Per ata qe hamendesohen se ku e kam gjete numrin, po iu tregoj se e kam marre te ato bisedat e grupit ne Whats App qe i kane pas ku bojshin dallavere me tender.