Agjenda e KQZ’së nesër: Certifikimi i rezultateve dhe zëvendësimi i deputetëve që kanë hequr dorë nga mandati
Lajme
Gazeta Express
26/03/2025 17:37
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet nesër.
Në rendin e ditës që e ka siguruar Gazeta Express fillimisht është zëvendësimi i të zgjedhurve që kanë hequr dorë nga pozita e deputetit, e më pas do të certifikohen rezultatet përfundimtare.
Mbledhja do të nisë në ora 16:00.
Sot Supremja i rrëzoi dy ankesat e fundit që ishte duke i shqyrtuar, kështu i hapi rrugë KQZ’së t’i certifikojë rezultatet.
VV ka paralajmëruar që do t’i drejtohet Kushtetueses për vlerësim të kushtetueshmërisë së vendimit të Supremes për ankesën e tyre lidhur me votat me postë.