Deputeti i LDK-së: Rezultati zgjedhor na ka dhënë mesazh se duhet të qëndrojmë në opozitë - Gazeta Express
string(88) "deputeti-i-ldk-se-rezultati-zgjedhor-na-ka-dhene-mesazh-se-duhet-te-qendrojme-ne-opozite"

Lajme

Gazeta Express

26/03/2025 14:45

Deputeti i LDK-së: Rezultati zgjedhor na ka dhënë mesazh se duhet të qëndrojmë në opozitë

Lajme

Gazeta Express

26/03/2025 14:45

Deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni, ka kërkuar nga Vetëvendosje që si parti fituese duhet të marrë përgjegjësi në krijimin e institucioneve të reja pa vonesa. Sipas tij, vonesat nuk duhet të ndodhin sepse Kosova është në një fazë delikate të zhvillimit të saj.

Ndërsa, sa i përket bashkëpunimeve me partitë politike për formimin e Qeverisë së re, deputeti Hyseni tha se LDK-ja do të veproj në bazë të rezultatit zgjedhor.

“Rezultati zgjedhor na ka dhënë një mesazh se LDK-ja duhet të qëndrojë në opozitë dhe deri tani ky është qëndrimi i jonë. Do t’i shohim zhvillimet se si do të jenë”.

Deputeti Hyseni ripërseriti qëndrimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili e kishte lënë të hapur bashkëpunimin me partitë e tjera opozitare, por me kushtin që posti i kryeministrit duhet t’i takoj LDK-së. Deputeti Hyseni tha se LDK-ja është e gatshme të udhëheq me Qeverinë.

“Ne jemi aty në pozicionet dhe qëndrimet që i kemi pas dhe aty vazhdojmë të jemi. Jemi për tu themeluar institucionet, por institucionet t’i themelojnë ata që i kanë fituar zgjedhjet. LDK-ja sic u pa edhe në fushatë zgjedhore e ka një program qeverisës i cili është bërë nga ekspertët. Për të gjitha fushat ne kemi përgjigje”, deklaroi Hyseni.

Advertisement
Advertisement
Advertisement