Jorge Mendes është rikthyer në veprim, dhe këtë herë ai dëshiron të vendosë një nga lojtarët e tij në “Santiago Bernabéu”.
Bëhet fjalë për Antonio Silvën, një qendërmbrojtës premtues nga Benfica, i cili deri para disa muajsh ishte i paarritshëm për shkak të çmimit të tij të lartë: klubi i Lisbonës nuk po negocionte për më pak se 100 milionë euro.
Megjithatë, situata ka ndryshuar drastikisht. Mbrojtësi i ri nuk ka arritur të fitojë popullaritetin e pritur te ekipi portugez, duke ulur ndjeshëm vlerën e tij në treg.
Tani, nënshkrimi i tij mund të mbyllet për rreth 40 milionë euro, një shifër që tashmë i është komunikuar Real Madridit.
Propozimi është në tavolinë dhe nuk ka kaluar pa u vënë re.
Silva, vetëm 21-vjeç, vazhdon të konsiderohet një nga talentet më me potencial në Evropë, pavarësisht rënies të lehtë në progresin e tij.
Ulja e çmimit është më shumë se e rëndësishme, dhe megjithëse nuk ka urgjencë të menjëhershme në klubin e bardhë për të forcuar mbrojtjen, mundësia për të nënshkruar një qendërmbrojtës të ardhshëm për gjysmën e çmimit të mëparshëm është e vështirë të injorohet, siç raporton “Defensa Central”.
Megjithatë, ka disa rezerva në Chamartín. Marrëdhënia me Jorge Mendes nuk ka qenë gjithmonë e qetë, dhe performanca e paqëndrueshme e lojtarit te Benfica ka ngritur dyshime të brendshme.
Sidoqoftë, disa këshilltarë të jashtëm insistojnë se kjo mund të jetë një mundësi e shkëlqyer para se klube të tjera të reagojnë.
Ndërkohë që Real Madrid vazhdon të studiojë mundësi të tjera si Dean Huijsen ose edhe profile më të konsoliduar si Ibrahima Konaté ose Ëilliam Saliba për vitin 2026, emri i Antonio Silva po fiton terren si një “pazar” i mundshëm në merkato.
Mendes po ushtron presion, dhe nëse klubi i bardhë nuk vepron shpejt, ata mund të shohin qendërmbrojtësin portugez të kalojë diku tjetër./GazetaExpress/
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...