Hipper: Rruga drejt BE-së për Kosovën e Serbinë shkon nëpërmjet dialogut - Gazeta Express
string(71) "hipper-rruga-drejt-be-se-per-kosoven-e-serbine-shkon-nepermjet-dialogut"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2025 7:00

Hipper: Rruga drejt BE-së për Kosovën e Serbinë shkon nëpërmjet dialogut

Lajme

Gazeta Express

25/03/2025 7:00

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, ka thënë se BE-ja është e përkushtuar ndaj dialogut Kosovë. Ajo dje në konferencë për media të hënën Hipper tha se rruga e dyja vendeve drejt BE-së duhet të shkojë nëpërmjet dialogut.

“Ne po vazhdojmë angazhimin. Emisari i BE-së për dialogu Peter Sorensen po bën vizitën e parë në Beograd. Do të jetë nga sot deri të mërkurën në Beograd. Kur bëhet fjalë për dialogun, ne jemi të përkushtuar që të shohim që rruga drejt BE-së për të dyja palët të shkojë nëpërmjet dialogu të lehtësuar. Këtu jemi në këtë fazë”, tha Hipper.

E pyetur për bashkëpunimin mes BE-së dhe SHBA-së për çështjen e Ballkanit Perëndimor dhe për dialogun, Hipper ka thënë se “BE-ja bashkëpunon me gjithë partnerët, përfshirë SHBA-në”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement