string(78) "ia-mori-kosoves-dhe-e-la-ne-tribuna-sylvinho-e-sqaron-situaten-e-etnik-brrutit"

Sport

Gazeta Express

24/03/2025 23:39

Ia mori Kosovës dhe e la në tribuna, Sylvinho e sqaron situatën e Etnik Brrutit

Sport

Gazeta Express

24/03/2025 23:39

Kombëtarja e Shqipërisë sonte arriti një fitore të rëndësishme ndaj Andorrës, në xhiron e dytë të kualifikimeve për kampionatin botëror të vitit 2026.

“Kuqezinjtë” fituan 3-0, me dy golatë Rey Manajt dhe një të Myrto Uzunit.

Ajo që mori vëmendje para ndeshjes, ishte mospërfshirja e Etnik Brrutit, mesfushorit të Malishevës, në ndeshjen e sontme.

Selektori i Shqipërisë vendosi që ta lë në tribuna Brrutin, për ndeshjen e dytë radhazi, pas njësoj kishte vepruar edhe në takimin e parë ndaj Anglisë.

Për këtë situatë foli edhe vetë tekniku brazilian, duke thënë se Brrutit i duhet ende më shumë punë, për të siguruar një vend në bankën rezervë.

“Ai duhet të punojë më tepër në mënyrë që t’i zëvendësojë ata që unë i kam lënë në pankinë. Është lojtar i mirë, në këtë grumbullim ne kemi pasur të marrim 27 lojtarë, duke përfshirë katër portierë, kështu që e tillë ishte zgjedhja”, tha Sylvinho për “Klan Kosova”.

Brruti kaloi nga Kosova U21 – ku ishte kapiten – për te Shqipëria gjatë këtij muaji, duke shkaktuar bujë të madhe në opinion futbolldashës në Kosovë e Shqipëri./GazetaExpress/