Kombëtarja e Kosovës mori një fitore tejet të rëndësishme të dielën në Murcia të Spanjës ndaj Islandës, duke triumfuar me shifrat 3-1.
‘Dardanët’ mposhtën islandezët me rezultat të përgjithshëm 5-2 pas dy ndeshjeve, duke siguruar kështu kualifikimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Kjo u përshkrua si një arritje historike për Kosovën, për faktin se kjo do të jetë hera e parë që do të garojmë në këtë ligë.
Shtatë vite më parë Kosova e kishte nisur rrugëtimin në Ligën e Kombeve duke garuar në Ligën D, teksa tani kanë arritur të sigurojnë plasmanin në Ligën B, shenjë kjo e zhvillimit të madh gjatë këtyre viteve.
Emocionet ishin të mëdha si tek tifozët ashtu edhe tek lojtarët pas kësaj fitore të arritur.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar sot (e hënë) një video nga festa e zjarrtë e lojtarëve të Kosovës pas përfundimit të ndeshjes.
Muzika në sfond dhe entuziazmi në fytyrat e lojtarëve ishin ato që mbizotëruan në dhomën e zhveshjes pas përfundimit të takimit.
Kujtojmë se Kosova do të rikthehet në aksion gjatë muajit qershor, ku do të luajnë një ndeshje miqësore ndaj Armenisë në tempullin ‘Fadil Vokrri’.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...