Vetëm një lojtar i kushtoi disa fjalë Mottas pas shkarkimit nga Juventusi - Gazeta Express
string(73) "vetem-nje-lojtar-i-kushtoi-disa-fjale-mottas-pas-shkarkimit-nga-juventusi"

Sport

Gazeta Express

24/03/2025 17:14

Vetëm një lojtar i kushtoi disa fjalë Mottas pas shkarkimit nga Juventusi

Sport

Gazeta Express

24/03/2025 17:14

Samuel Mbangula ka qenë i vetmi lojtar i Juventus që ka dërguar një mesazh në rrjetet sociale për Thiago Motta, që kur “Bianconerët” njoftuan shkarkimin e trajnerit të dielën.

Juventus shkarkoi trajnerin e tij, Thiago Motta, të dielën dhe e zëvendësoi me ish-mbrojtësin e ekipit, Igor Tudor.

Trajneri kroat udhëtoi më shumë se 1,000 km nga Spliti për të mbërritur në Torino të dielën. Të hënën pasdite, ai do të drejtojë seancën e tij të parë stërvitore në Continassa.

Motta falënderoi Juventusin, përfshirë lojtarët, me një deklaratë të shkurtër të hënën, por vetëm një futbollist i Juventus ka ndarë një mesazh publik për të thënë lamtumirën trajnerit që po largohej.

Siç raportoi “Gazzetta dello Sport”, vetëm talenti belg Mbangula ka dërguar një mesazh në rrjetet sociale për ish-shefin e tij pas shkarkimit të tij.

“Faleminderit për gjithçka, trajner. Kurrë nuk do të mund të të falënderoj mjaftueshëm për besimin që ke pasur në mua që nga dita e parë dhe për mundësinë që më dhe të arrija pjesë të ëndrrës time, pjesën më të rëndësishme, në çdo rast,” tha ai.

“Që kur mbërrite, gjithmonë ke dashur më të mirën për ne dhe e ke treguar këtë. Të uroj gjithçka më të mirën për të ardhmen.”

Mbangula bëri debutimin e tij te Juventus dhe shënoi një gol në ndeshjen hapëse të sezonit ndaj Comos.

Burime të ndryshme në Itali kanë raportuar se Motta kishte humbur kontrollin e dhomës së zhveshjes, me shumë lojtarë të pakënaqur, përfshirë Federico Gatti, Dusan Vlahovic dhe Andrea Cambiaso./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement