Pushojnë hetimet ndaj policit që dyshohej se kishte marrë pjesë në një tubim të PDK-së, avokati: E vërteta doli në shesh - Gazeta Express
string(118) "pushojne-hetimet-ndaj-policit-qe-dyshohej-se-kishte-marre-pjese-ne-nje-tubim-te-pdk-se-avokati-e-verteta-doli-ne-shesh"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2025 16:20

Pushojnë hetimet ndaj policit që dyshohej se kishte marrë pjesë në një tubim të PDK-së, avokati: E vërteta doli në shesh

Lajme

Gazeta Express

24/03/2025 16:20

Kanë pushuar hetimet ndaj Idriz Gashit, rreshterit të Policisë së Kosovës i cili dyshohej se kishte marrë pjesë në një tubim elektoral të Partisë Demokratike të Kosovës.

Avokati i tij, Arianit Koci, shkroi në Facebook se “e vërteta doli në shesh”.

“Idriz Gashi – i pastër si loti. Rreshteri Idriz Gashi, pjesë e Task Forcës Hetuese dhe hetues në rastet më të ndjeshme të korrupsionit në vend, ishte dyshuar padrejtësisht se kishte marrë pjesë në një tubim të PDK-së. Sot jemi informuar se hetimet janë pushuar. Nuk ka pasur asnjë shkelje. Asnjë provë. Asnjë fakt”, shkroi avokati.

Tha se nga dita e parë ka insistuar “që të dalë e vërteta”.

“I kam thënë: “Këtë betejë do ta fitojmë, sepse po akuzohesh padrejtësisht””, shkroi Koci.

“Fituam! Në kohën kur po e gjykonin publikisht, unë i kam qëndruar afër – si avokat dhe si njeri. Tani, ai del më i fortë, më i pastër dhe me kokën lart’, shkroi avokati.

Advertisement
Advertisement
Advertisement