Jamal Musiala dyfishoi epërsinë e Gjermanisë me një gol krejtësisht të pazakontë.
Mesfushori i talentuar i Bayern Munich realizoi një nga golat më të çuditshëm të vitit 2025, pasi Gjermania shënoi për herë të dytë ndaj Italisë me një skemë të zgjuar nga goditja e këndit.
Pas përmbysjes së rezultatit dhe fitores ndaj Italisë në ndeshjen e parë çerekfinale të Nations League të enjten, skuadra e Julian Nagelsmann dominoi pjesën e parë të ndeshjes së kthimit në Dortmund.
Joshua Kimmich hapi serinë e golave me një penallti dhe gjashtë minuta më vonë, kapiteni i Gjermanisë përfitoi nga një gabim në mbrojtjen italiane për të asistuar Jamal Musiala, i cili shënoi nga një distancë e afërt.
Goli që habiti të gjithë
Siç mund ta shihni nga pamjet më poshtë, portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma, vendosi t’i afrohej arbitrit Szymon Marciniak për të protestuar, pasi kishte bërë një pritje ndaj një goditjeje me kokë nga Tim Kleindienst.
Por ndërkohë që ai ishte i zënë duke u ankuar, Kimmich tregoi zgjuarsi duke ekzekutuar menjëherë një goditje këndi të shpejtë, të cilën Musiala e shfrytëzoi për të shënuar dhe për të çuar Gjermaninë në epërsi 2-0 në Signal Iduna Park.
A keni parë ndonjëherë diçka të tillë në arenën ndërkombëtare?
🇪🇺 Germany 2-0 Italy
— Goalwire Daily (@GoalwireDaily) March 23, 2025
⚽️ Jamal Musiala
Musiala Doubles The Lead For Germany!! 🇩🇪
pic.twitter.com/OyoXtRdZoT
Reagimet e tifozëve në rrjetet sociale
Një tifoz shkroi: “Kam parë më shumë ndeshje të San Marinos sesa dikush duhet realisht të shikojë dhe nuk besoj se ata kanë pësuar ndonjëherë një gol kaq të keq.”
Një tjetër shtoi: “Është zgjuarsi nga Kimmich dhe Musiala, por është një humbje absurde e përqendrimit nga Italia.”
Një i tretë komentoi: “Fakti që lojtarët italianë as nuk protestuan më ka çmendur, çfarë dreqin po ndodhte?”
Një tjetër shkroi thjesht: “CORNER TAKEN QUICKLY”, duke bërë referencë ndaj golit të famshëm të Divock Origi kundër Barcelonës në 2019.
Një tifoz tjetër tha: “Jamal Musiala në rolin e Origi-t, ndërsa Gjermania kap në befasi Italinë—dhe regjisorin televiziv—me një goditje këndi rrufe.”
Gjermania vulos kualifikimin
Vetëm pak minuta më vonë, Kleindienst e mbylli ndeshjen duke realizuar me kokë pas një krosimi perfekt të Kimmich, duke e çuar rezultatin total në 5-1 për Gjermaninë por që ndeshja përfundoi me rezultat 5-4.
Çfarë thanë trajnerët për ndeshjen?
Para ndeshjes së kthimit, trajneri i Gjermanisë Julian Nagelsmann kujtoi eliminimin nga Italia në Kupën e Botës 2006, por theksoi se e tashmja është më e rëndësishme.
“E mbaj mend 2006-ën dhe ende nuk jam i lumtur që Gjermania nuk fitoi,” tha ai. “Por për mua është më e rëndësishme të flas për të tashmen dhe jo për të kaluarën. Ne duam të shkruajmë historinë tonë.”
“Nuk kam frikë nga shpejtësia e lojtarëve italianë. Jemi në formë të mirë, të përqendruar dhe kemi zgjidhje për këtë ndeshje. Më pas, e rëndësishme do të jetë të krijojmë raste.”
Ndërkohë, trajneri i Italisë Luciano Spalletti u përpoq të motivonte ekipin e tij:
“Do të përpiqemi të bëjmë të njëjtat gjëra që nga fillimi. Jam i bindur që, nëse arrijmë të kemi të njëjtin qasje si të enjten, rezultati do të jetë ndryshe.”
“Na duhet diçka e jashtëzakonshme, sepse po nisim nga disavantazhi, por kemi nevojë për një paraqitje si ajo e ndeshjes së parë. Nuk kemi nevojë të shpikim të pamundurën.”
“Thjesht na duhet të ndryshojmë disa momente të lojës dhe të kemi disa individë që bëjnë diferencën.” /GazetaExpress/
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...