I dërguari i Trump optimist për bisedimet për Ukrainën - Gazeta Express
string(54) "i-derguari-i-trump-optimist-per-bisedimet-per-ukrainen"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2025 8:08

I dërguari i Trump optimist për bisedimet për Ukrainën

Lajme

Gazeta Express

24/03/2025 8:08

I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, u shpreh optimist më 23 mars para takimit të nivelit të lartë në Arabinë Saudite që synon t’i japë fund luftës në Ukrainë, dhe tha se ai beson që presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron t’i japë fund konfliktit trevjeçar.

“E ndiej se ai dëshiron paqe”, tha Witkoff për Fox News.

Delegacioni amerikan pritet që më vonë gjatë së dielës të takohet me zyrtarët ukrainas në Arabinë Saudite për mundësinë e një armëpushimi të pjesshëm mes Ukrainës dhe Rusisë. Zyrtarët amerikanë dhe rusë më pas të hënën do të takohen, po ashtu, në Arabinë Saudite.

“Mendoj se të hënën në Arabinë Saudite do të shohim përparim të vërtetë, veçmas pasi kjo prek armëpushimin ndaj anijeve të dy shteteve në Detin e Zi. Dhe duke nisur nga kjo, ne do të shkojmë drejt një armëpushimi të plotë”, tha Witkoff.

Advertisement
Advertisement
Advertisement