Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani është i ftuar në emisionin sportiv “Favorit” në T7.
Ai ka folur për Rron Brojën, kapitenin e Dritës dhe mosftesën e tij te Kosova A.
Zeki e ka ngritur në qiell lojtarin e tij, Rron Brojën, duke thënë se i ka disa tipare që nuk i sheh te mesfushorët e Kosovës.
“Kemi Rron Brojën që meriton të ftohet te Kosova, është motori i ekipit te ne, bën shumë mirë në çdo ndeshje. Ka kualitet, ka përvojë. Tiparet e tij nuk i shoh as te Rexhbeçaj e as te Demaku. Ndoshta nuk është estetik për tifozët, po i nevojshëm për trajnerë”, tha ai.
Tutje, ai bëri një krahasim mes Dritës dhe Manchester Cityt – në formë shakaje.
“Mos e boftë Zoti me na u lëndu ai, bëhemi më keq se City pa Rodrin”, shtoi Ramadani./GazetaExpress/