Pa flamur e me fusnotë, Kosova "provokohet" në Spanjë nga Islanda - Gazeta Express
string(62) "pa-flamur-e-me-fusnote-kosova-provokohet-ne-spanje-nga-islanda"

Futboll

Gazeta Express

23/03/2025 15:32

Pa flamur e me fusnotë, Kosova “provokohet” në Spanjë nga Islanda

Futboll

Gazeta Express

23/03/2025 15:32

Kosova do të përballet sonte me Islandën në ndeshjen e kthimit në play-offin e Ligës së Kombeve.

Një fitore ose barazim sonte do ta kualifikonte Kosovën në Ligën B, pas fitores 2:1 në Prishtinë të enjten.

E ndeshja e sontme do të luhet në stadiumin e Murcias të Spanjës, shkruan Gazeta Express.

Para ndeshjes, atje emri i Kosovës u paraqit me fusnotë.

Kjo ngjalli reagime te kampi kosovar, që kërkuan të ndryshohej dhe ashtu ndodhi më vonë.

Gjithashtu, flamuri i Kosovës nuk ishte i vendosur dje në stadium, por ai pritet të vendoset sot, pasi UEFA i obligon ekipet vendase ta vendosin flamurin e ekipit mysafir në ditën e ndeshjes.

Advertisement
Advertisement
Advertisement