Qeveria britanike po shqyrton mundësinë e krijimit të qendrave të “kthimit” jashtë vendit për azilkërkuesit e refuzuar, pasi të gjitha apelimet të kenë përfunduar.
Sipas BBC, qendrat mund të vendosen në Ballkan, përfshirë Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Ky plan synon të përshpejtojë largimin e azilkërkuesve dhe të ulë presionin mbi buxhetet lokale.
Kryeministri britanik, Keir Starmer, është angazhuar për të menaxhuar krizën e emigrantëve dhe për të ulur migrimin neto. Megjithatë, propozimi mund të përballet me sfida ligjore dhe kundërshtime nga organizatat për refugjatët.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...