Lulzim Basha i është përgjigjur menjëherë kryeministrit Edi Rama pas akuzave për mosrealizimin e projektit të Tramit në Tiranë. Në një postim në Facebook, Basha e akuzon Ramën se e refuzoi projektin për Tramin pasi nuk mund të fitonte para prej tij. “Trami, trami, po inceneratori boni namin…” – shkruan Basha.
Ai thekson se për këtë projekt kishte mbështetje nga Franca, por Rama e hodhi poshtë duke thënë se nuk ishte prioritet. “O Rame, nga Athina Rame, të pyesin ku i ke shokët, ti meresh me tramin. Po tramin se deshe ti me Rame, se nuk vidhshme dot me tramin. Ishte Franca mbrapa dhe i the presidentit Holland, nuk e kom prioritet. Se kishe prioritet inceneratorët me Lali Erin mo Rame, me vjedh sa më shumë”, shton Basha.