Paralajmërohet shtrenjtimi i produkteve të qumështit nëse shtrenjtohet rryma, Qeverisë i kërkohet ta parandalojë këtë - Gazeta Express
string(116) "paralajmerohet-shtrenjtimi-i-produkteve-te-qumeshtit-nese-shtrenjtohet-rryma-qeverise-i-kerkohet-ta-parandaloje-kete"

Lajme

Gazeta Express

23/03/2025 12:41

Paralajmërohet shtrenjtimi i produkteve të qumështit nëse shtrenjtohet rryma, Qeverisë i kërkohet ta parandalojë këtë

Lajme

Gazeta Express

23/03/2025 12:41

Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës i ka kërkuar Qeverisë që të ndërhyjë për ta ndaluar shtrenjtimin e energjisë elektrike, duke theksuar se “kjo rritje do ta dëmtojë rëndë sektorin e prodhimit të qumështit”.

Kryetari i shoqatës, Gani Durmishi thotë se tashmë po përballen me kosto të larta për ambalazhin, pagat e punëtorëve dhe shpenzime të tjera operative. Ppavarësisht “përpjekjeve për ta ruajtur stabilitetin e çmimeve”, kjo shoqatë thotë se “një rritje e re e tarifave të energjisë do t’i detyrojë të shtrenjtojnë produktet e qumështit”.

“Me gjithë sakrificat e bëra deri tani për të ruajtur një paqe sociale për konsumatorët në Kosovë, nëse çmimi i energjisë rritet, do të detyrohemi të veprojmë. Shpresojmë në mirëkuptimin e klientëve tanë”, thuhet në reagimin e shoqatës.

Sipas kësaj shoqate, industria e qumështit në Kosovë ka qenë ndër sektorët më të goditur nga rritja e kostove të prodhimit, andaj ajo kërkon që institucionet “ta parandalojnë ndikimin e mëtejshëm të shtrenjtimit të energjisë në zinxhirin e furnizimit me produkte bazike ushqimore”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement