Arrestohet një 23 vjeçar në Prishtinë, dyshohet për vjedhje të rëndë - Gazeta Express
string(67) "arrestohet-nje-23-vjecar-ne-prishtine-dyshohet-per-vjedhje-te-rende"

Lajme

Gazeta Express

23/03/2025 12:07

Arrestohet një 23 vjeçar në Prishtinë, dyshohet për vjedhje të rëndë

Lajme

Gazeta Express

23/03/2025 12:07

Policia në Prishtinë ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të rëndë.

Atij i është sekuestruar një thikë dhe prova tjera që ndërlidhen me rastin.

“Nga zyrtarët policor të stacionit Qendra në Prishtinë , është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të rëndë. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 03:00 , në një lokal në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policor të stacionit Qendra,  ai që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, të cilit i kanë sekuestruar një thikë dhe prova të tjera që ndërlidhen me rastin.”

Personi i dyshuar është B.T. 23 vjeç dhe i njëjti me vendimi të prokurorit të shteti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement