Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Vlorë me operatorët turistikë dhe kryetarët e bashkive bregdetare, kritikoi mungesën e deklarimit të saktë të netëve të fjetjes nga bizneset e turizmit. Ai paralajmëroi se nëse kjo praktikë nuk ndryshon, do të vendosen kontrolle më të rrepta.
“Bëni një hile të madhe me deklarimin e netëve të fjetjes. Ju kemi ulur TVSH-në, por shifrat e deklaruara janë shumë të ulëta. Këtë vit do t’ju japim mundësinë të bëni paradeklarim. Nëse nuk doni kontrolle, paguani detyrimin te bashkia deri në maj”, tha Rama, duke njoftuar se në vitin 2026 do të implementohet platforma digjitale e-visitors për të monitoruar të dhënat.
Ndërkohë, Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, theksoi se këtë vit do të ketë 973 stacione publike plazhi, ndërsa bashkitë do të duhet të ofrojnë shërbime paralele me privatët për një turizëm më të qëndrueshëm.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...